Shqipëria me energji të pastër, e vetmja në rajon që nuk përdor qymyrin

schedule09:28 - 1 Dhjetor, 2023

schedule 09:28 - 1 Dhjetor, 2023

Nga Clare Nuttall

Anëtarët e BE-së janë të vendosur në samitin e ardhshëm të klimës COP28 për nënshkrimin e një marrëveshje për të eleminuar gradualisht karburantet fosile që emetojnë dioksid karboni (CO2), siç u ra dakord në një samit të ministrave të klimës së BE-së në tetor.

Sigurisht ky është një vendim ambicioz për vendet e Ballkanit Perëndimor, ku pesë nga gjashtë anëtarët aspirantë të BE-së përdorin ende qymyrin si burim energjie.

Përveç dëshirës dhe iniciativës për një marrëveshjeje për heqjen e karburanteve fosile, ministrat e klimës së BE-së dëshirojnë gjithashtu eliminimin gradual të subvencioneve “joefikase” të karburanteve fosile deri në fund të dekadës, si dhe t’i japin ndërtimit të termocentraleve me qymyr.

Marrëveshja e pozicionon BE-në një nga pjesëmarrësit më ambicioze në diskutimet vjetore të Kombeve të Bashkuara për klimën, që do të nisë më 30 nëntor në Dubai.

Por diçka e tillë është kundërshtuar më parë nga prodhuesit kryesorë të lëndëve djegëse fosile, si dhe ata që varen nga lëndët djegëse fosile për prodhimin e energjisë, raporton abcnews.al.

Megjithatë, siç është rënë dakord nga ministrat e klimës së BE-së, blloku do të argumentojë për t’i dhënë fund përdorimit të lëndëve djegëse fosile “të pandërprera” të cilat do t’u lejojnë vendeve mundësinë për të vazhduar djegien e qymyrit, gazit dhe naftës nëse përdorin teknologji për të “ulur”, emetimet.

Në të njëjtën kohë, ministrat pranuan se teknologjitë e reduktimit të emetimeve janë aktualisht në shkallë të kufizuar dhe theksuan se përdorimi i këtyre teknologjive nuk duhet të shërbejë si një mjet për të shtyrë vendimet në lidhje me marrjen e masave për ndryshimet klimatike.

Rreth 10 vende, duke përfshirë Danimarkën, Francën, Gjermaninë, Irlandën, Holandën dhe Slloveninë, mbështesin një marrëveshje më të fuqishme për të eliminuar të gjitha lëndët djegëse fosile.

Vendet e Ballkanit Perëndimor janë të gjitha më të varfra se vendet anëtare ekzistuese të BE-së dhe, me përjashtim të Shqipërisë, gjithashtu mbështeten në energjinë e qymyrit.

Disa studime kanë treguar se emetimet nga termocentralet e vjetra të qymyrit të rajonit shkaktojnë dëme të shumta për shëndetin si në rajon ashtu edhe jashtë tij.

Ata janë përkushtuar për të reduktuar emetimet ndërsa kërkojnë të përafrohen me politikën energjetike të BE-së. Megjithatë, Climate Action Network (CAN), një koalicion europian i OJQ-ve për të luftuar ndryshimet klimatike, theksoi në një raport të ri se termocentralet e vjetra dhe joefikase me qymyr në Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë dhe Serbi e ndërlikojnë tranzicionin drejt energjisë së rinovueshme, raporton abcnews.al.

“Përpjekjet minimale për të reduktuar varësinë nga qymyri deri në vitin 2030 janë të pamjaftueshme për reduktimin e ndjeshëm të gazit serrë [GHG].

“Varësia e vazhdueshme nga termocentralet e vjetëruara të qymyrit pengon tranzicionin shumë të nevojshëm drejt burimeve të rinovueshme të energjisë në rajon, i komplikuar më tej nga tranzicioni i mundshëm drejt gazit fosil”, thuhet në raport.

Drejtoresha e CAN Europe, Chiara Martinelli u bëri thirrje vendeve në rajon që të “caktojnë data të qarta dhe të menjëhershme për eleminimin e qymyrit dhe të zbatojnë politikat përkatëse”.

Ajo vuri në dukje se Bosnja, si eksportuesi i vetëm i energjisë elektrike në rajon, gjeneron deri në 60% të energjisë së saj nga termocentralet me qymyr, ndërsa pjesa e mbetur vjen kryesisht nga hidrocentralet.

Kosova dhe Serbia prodhojnë respektivisht afërsisht 90% dhe 70% të energjisë elektrike të tyre nga termocentralet me qymyr, të plotësuar nga energjia hidro, ere dhe diellore.

Ndërsa NECP-të( Planet kombëtare të energjisë dhe klimës) e këtyre vendeve vijojnë synimet e përgjithshme për kalimin në energjinë e gjelbër dhe angazhimin për të ndërprerë investimet në kapacitetet e reja të qymyrit, raporti kritikoi mungesën e informacionit të detajuar mbi shkallën e kapacitetit dhe strategjive gjithëpërfshirëse të integrimit në rrjet, raporton abcnews.al.

“Përfshirja e politikave të besueshme dhe kohezive në NECP-të deri më 30 qershor 2024 është thelbësore, duke shërbyer si një moment historik për të siguruar që objektivat e klimës dhe energjisë 2030 të hapin rrugën për neutralitetin klimatik deri në mesin e shekullit.

Ky afat nuk është thjesht procedural por përfaqëson një mundësi kritike për Ballkanin Perëndimor që të përafrohet me kornizën energjetike dhe klimatike të BE-së, duke kontribuar në neutralitetin klimatik në mbarë Europën,” tha Viktor Berishaj, koordinator i politikave energjetike për Europën Juglindore.

Rrjeti CEE Bankwatch ka kritikuar ashpër Komisionin Europian dhe bankat ndërkombëtare të zhvillimit për mbështetjen e tyre për projektet e karburanteve fosile veçanërisht gazit në Europën Juglindore.

Europa Juglindore ka infrastrukturë të madhe të transportit të gazit, duke përfshirë Gazsjellësin Trans-Adriatik (TAP) dhe terminalin e gazit natyror të lëngshëm (LNG) në det të hapur të Kroacisë,

Krk dhe disa projekte të tjera ndërlidhëse janë duke u zhvilluar ndërsa vendet në rajon kërkojnë të reduktojnë varësia nga gazi rus duke mundësuar importin e gazit nga burime të ndryshme.

Komisioneri Europian për Zgjerimin Oliver Varhelyi njoftoi kohët e fundit se BE do të mbështesë ndërtimin e një terminali LNG dhe termocentrali me gaz në Mal të Zi  pavarësisht se vendi nuk ka asnjë infrastrukturë të shpërndarjes së gazit aktualisht, raporton abcnews.al

Aktivistët nga CEE Bankwatch kundërshtojnë pohimet se gazi është një lëndë djegëse e dobishme tranzicioni në largimin nga energjia e qymyrit dhe argumentojnë se ndërtimi i infrastrukturës së re të gazit nuk do t’i ndihmojë vendet importuese të arrijnë pavarësinë energjetike.

Në vend të kësaj, ata bëjnë thirrje që bankat e zhvillimit dhe institucionet e tjera ndërkombëtare të përdorin fondet për projektet e energjisë së gjelbër.

“Para përshkallëzimit të luftës së Rusisë me Ukrainën, ekzistonte vërtet një grup i fortë vendesh progresive, kryesisht anëtarë të BE-së. Tani, të gjithë janë të shqetësuar për sigurinë e energjisë,” tha aktivisti i gazit në CEE Bankwatch, Gligor Radecic në një intervistë të fundit me IntelliNews.

“Ne nuk besojmë se gazi mund të sigurojë ndonjë siguri energjetike. Është krejt e kundërta; ne kemi parë çmime të paqëndrueshme dhe edhe nëse BE-ja nuk po importon aq shumë gaz fosil nga Rusia, zëvendësimi i tij me burime të tjera si Azerbajxhani nuk mund të konsiderohet si lehtësim i sigurisë energjetike.

Ne nuk besojmë se Europa duhet të përdorë gazin fosil nga regjimet autoritare,” tha zyrtari  i CEE Bankwatch, Ido Liven.

/abcnews.al