Shqipëria mbështet Izraelin dhe dënon sulmin e Iranit, Çupi: Politika jonë e vendosur krahë Perëndimit

schedule13:51 - 14 Prill, 2024

schedule 13:51 - 14 Prill, 2024

Kryeministri Edi Rama, Presidenti Bajram Begaj dhe ministri i Jashtëm Igli Hasani kanë reaguar në lidhje me sulmin iranian ndaj Izraelit mbrëmë, duke dënuar sulmin e Terhanit.

Në një analizë për “Tirana Live” në ABC News, analisti Frrok Çupi ta se politika shqiptare është e vendosur krahë Perëndimit.

Të tre udhëheqësit kryesore të politikë së jashtme, kryeministri, presidenti dhe ministri i Jashtëm reaguan dhe mbrojtën Izraelin ndërsa dënuan sulmin e Iranit. Shqipëria është një aleat i madh për SHBA-të. Ne jemi një nga shtetet kandidate për viktimë nga Irani. Irani na ka në grykën e topit, na ka dëmtuar. Sulmet kibernetike të Iranit kanë bërë dëm të madh tek ne”, tha analisti Çupi.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!