Nënshkruhet marrëveshja e Parneritetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes mes Shqipërisë dhe BE-së. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm, Igli Hasani përmes një postimi në X, teksa ka shkruar se ky bashkëpunim forcon më tej përpjekjet kundër kërcënimeve hibride e kibernetike dhe ekstremizmit.
“Sot në Bruksel nënshkruam Marrëveshjen e Partneritetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes mes Shqipërisë dhe Bashkimi Evropian, duke zyrtarizuar bashkëpunimin e zgjeruar në fusha të ndryshme të sigurisë dhe mbrojtjes.
Ky partneritet strategjik do të forcojë përpjekjet tona për të luftuar kërcënimet hibride dhe kibernetike, ekstremizmin dhe do të rrisë më tej aftësitë tona të sigurisë dhe mbrojtjes, duke kontribuar për një Evropë më të sigurt dhe më të qëndrueshme!“, ka shkruar ministri Hasani.
In Brussels today, we signed the Security and Defense Partnership Agreement between Albania and the EU, formalizing enhanced cooperation in various security and defense areas.
This strategic partnership will strengthen our efforts to combat hybrid and cyber threats, extremism,… pic.twitter.com/Lh3AscYoaW
— Igli Hasani (@IgliHasani) December 18, 2024
/abcnews.al