“Shqipëria ka qenë e prapambetur si Afganistani”, Rama fushatë në Vlorë: Sot kemi bekimin të hyjmë në BE, do kemi dy buxhete

schedule11:31 - 27 Prill, 2025

schedule 11:31 - 27 Prill, 2025

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Vlorë për fushatën elektorale të zgjedhjeve të 11 majit. Në takimin me studentë dhe pedagogë, Rama u ndal tek integrimi i Shqipërisë në BE. Duke e cilësuar Shqipërisë e para shumë viteve si një vend të prapambetur njësoj si Afganistani, Rama tha se sot Shqipëria ka bekimin që të hyjë në BE. Një mundësi që shumë vende do të donin ta kishin.

Rama tha se me hyrjen në BE, Shqipëria do të jetë pjesë e përfituesve neto, prandaj dhe fondet do të jenë të mëdha.

“Shqipëria në aspektin e prapambetjes në raport me të tjerët ishte shumë e ngjashme me Afganistanin, dhe dot është në një nivel tjetër dhe shumë afër realizimit të një ëndrre. Ndërkohë që Afganistani u kthyer përsëri tek talebanët. Në thelb fare ndryshimi është ky që ata nuk e kanë mundësinë që kemi ne. Nga ana tjetër nuk është tek hyrja në BE, çështja është tek integrimin për shtet bërjen. Nuk do ta bënim as ne nëse nuk do të kishim këtë mundësi që na jep fakti që jemi afër BE, dhe ai e ka brenda vetes interesin për integrimin tonë brenda BE.

Procesi i negociatave është një dialog mes të dyja palëve që angazhojnë të paktën 1 mijë, ata 1 mijë edhe ne 1 mijë. Janë mbi 2500 faqe, rregulla, standard, kritere që ne duhet t’i kthejmë në organizmin e Republikës së Shqipërisë. Këto na formësojnë shtetin e së drejtës. Unë insistoj që BE është bekimi ynë. Ne kemi bërë shumë, por mund të bënim dhe më shumë nëse do të kishim më shumë mundësi. Në momentin që ne hyjmë në BE bëhemi një vend me dy buxhete, me një buxhet tonin dhe një buxhet duke qenë pjesë e asaj shtëpie të pasur. Bëjmë pjesë tek ato vende që quhen përfitues neto”, tha Rama./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!