Shqipëria ka përqindjen më të lartë të vdekshmërisë në rajon nga koronavirusi

schedule20:48 - 1 Prill, 2020

schedule 20:48 - 1 Prill, 2020

Përqindja e vdekshmërisë në Shqipëri në raport me numrin e të prekurve nga Covid -19 është 5.7 %, që është pothuaj dyfishi i vendeve të tjera të rajonit. Kjo shifër është madje më e lartë sesa përqindja e vdekshmërisë së të infektuarve nga koronavirusi në botë, që është 5 %.

Shqipëria, me 15 viktima dhe 259 persona të infektuar me Covid-19, renditet e para në rajon, përsa i përket vdekshmërisë nga koronavirusi.

Përqindja e vdekshmërisë në Shqipëri në raport me numrin e të prekurve nga Covid-19 është 5.7 %, që është pothuaj dyfishi  i vendeve të tjera të rajonit dhe madje, më e lartë sesa përqindja e vdekshmërisë së të infektuarve nga koronavirusi në botë, që është 5 %.

Shifra bëhet edhe më shqetësuese duke pasur parasysh se Shqipëria është një vend i vogël me zyrtarisht 4.5 milionë banorë, por me vetëm 2.8 milionë banorë që banojnë në Shqipëri dhe nuk ka qendra shumë të mëdha me dendësi shumë të madhe të popullsisë, që do të shkonte në disa milionë njerëz.

Greqia, megjithëse ka numrin më të lartë të personave të prekur dhe numrin më të lartë të viktimave, renditet pas Shqipërisë, me 3.7 %. Bosnja dhe Serbia vijnë njëra pas tjetrës, por numri i serbëve të prekur është më i madh sepse numri më i madh i personave të infektuar në Bosnjë, vijnë nga republika srpska.

Vazhdon Maqedonia e Veriut, e cila megjithatë e ka situatën nën kontroll me 2.7 % të vdekshmërisë. Mali i Zi dhe Kosova që ka numrin më të ulët të viktimave nga kovid 19, janë në fund të tabelës ndërsa Kroacia mbetet vendi me shifrën më të ulët të vdekshmërisë nga koronavirusi me 0.6 %. Shqipëria kishte testuar 1823 persona deri të mërkurën, ndërkohë që Kroacia është vendi që prin me testime, me mbi 7015 testime, duke futur që nga dita e djeshme edhe testimin nga makina, ku personat që rekomandohen nga mjeku i familjes, dalin me makinë, shkojnë deri në pikën e caktuar në rrugë dhe aty u merret tamponi për analizë.

Ndër vendet e rajonit, Greqia, Serbia dhe Kroacia, kryesojnë për numrin e personave të prekur me koronavirus ndërkohë që Kosova dhe Mali i Zi kanë numrin më të vogël të të prekurve, por edhe numrin më të vogël të viktimave./abcnews.al