Pas rrëfimit të rrallë në emisionin “Pas Mesnate”, në ekranin e ABC News, dirigjenti i njohur, Zhani Ciko ka dhënë edhe një këshillë për të gjithë të rinjtë, që duan të ndjekin fushën e muzikës.
LEXO EDHE: “Më hoqën violinën nga dora dhe më çuan në Patos”, rrëfehet Ciko: Nuk isha as anëtar partie
Ai i ka këshilluar të mos e shohin karrierën e tyre si individuale, pasi Shqipëria ka nevojë për ta. Sipas Cikos, sado dije mund të të sigurojë shkolla, është puna ajo që duhet për të ecur përpara.
“Unë mendoj që artistët e rinj dhe sot mundësitë i kanë të shumta, edhe secili mund ta gjej veten e tij në përputhje me këtë mozaik që ka jeta artistike, edhe duhet të luftojnë. Sot është një gjë që lufta që bën ti për afirmimin e vlerave, sipas kapacitetit, përgatitjes në radhë të parë është shumë premtuese. Shkolla duhet ta sigurojë këtë rritje të nivelit, po shkolla s’ka çfarë bën në rast se nuk është elementi vet që punon. Unë gëzohem që në realitetin tonë ka djem dhe vajza të reja shumë të përgatitura, që përfitojnë edhe nga mundësitë e specializimeve, nga mundësitë e ndryshme. Edhe kaq sa ka edhe një nivel mediokër dhe të ulët që nuk është i pakët për fat të keq, kaq ka edhe elementë të spikatur. Unë i shoh me një simpati shumë të madhe dhe përpiqem që t’i bëj miq shumë të mirë. Pikërisht se një njeri që të përkrah edhe pse pa pasur nevojën e përkrahjes sime, por për respektin që kanë, kjo mua më gëzon shumë. Edhe ky është mesazhi im, duke e ditur atë që është më e mirë, nga ata që kanë lënë një emër, kanë bërë diçka, që këta të ecin përpara. Mundësisht mos ta shohin karrierën e tyre si individuale, por edhe me këtë veshje se Shqipëria ka njerëz të paktë. Ne nuk kemi njerëz të tepërt këtu”, u shpreh ai./abcnews.al