Pas tre ndeshjeve të Shqipërisë, vëmendja tani është te Superiorja. Kampionati rikthehet të shtunën, më 4 prill, me dy duelet më të rëndësishme të javës së 26-të. FSHF ka vendosur të ndryshojë orarin e Vllaznia-Partizani, që fillimisht ishte planifikuar të zhvillohej në orën 13:00.
Ky duel do të luhet prej orës 16:00 në stadiumin “Loro Boriçi”, sikurse edhe takimi tjetër mes Teutës dhe Laçit, një tjetër finale të kësaj jave të kampionatit. E diela më pas ka tre duele të tjera.
Tirana, pas fitores në Laç, duhet të mposhtë Apoloninë e vendit të fundit dhe të shpresojë që rivalët të ngecin në ndonjë barazim mes tyre dhe pse edhe të futet në garë për titullin kampion.
Në fierakët luajnë në orën 13:00, njëkohësisht me duelin për mbijetesë mes Bylisit dhe Kastriotit në Ballsh. Skuadra e Dovedan ka shansin që t’i afrojë krutanët në vallen e zonës së ftohtë.
Kjo javë mbyllet me Kukësi-Skënderbeu, me verilindorët që duan tre pikë qetësie. Korçarët nga ana tjetër i kanë jetike pikët, nëse nuk duan të përshëndeten shumë shpejt me Superioren. /abcnews.al
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 26
E shtunë, më 3 prill 2021
Ora 16:00 | Vllaznia-Partizani
Ora 16:00 | Teuta-Laçi
E diel, më 4 prill 2021
Ora 13:00 | Tirana-Apolonia
Ora 13:00 | Bylisi-Kastrioti
Ora 16:00 | Kukësi-Skënderbeu

