Shqipëria i bashkohet referimit në Hagë, Xhaçka: Rusia duhet të hetohet për krime lufte

schedule22:47 - 2 Mars, 2022

schedule 22:47 - 2 Mars, 2022

Shqipëria i është bashkuar 37 vendeve të tjera për të referuar krimet e Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare Penale mnë Hagë.

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka në një postim në rrjetet sociale, shkruan se Rusia duhet të hetohet për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid në Ukrainë.

“Shqipëria ?? bashkon forcat me 37 aleatë dhe partnerë për të referuar situatën në #Ukrainë në Gjykatën Ndërkombëtare Penale. #Rusia duhet të hetohet për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid në #Ukrainë. Bota nuk do ta pranojë kurrë agresionin”, shkruan Xhaçka.

38 shtete do të referojnë krimet e kryera të rusëve në Ukrainë në Gjykatën ndërkombëtare të Hagës.

Sipas rregullave të Gjykatës Penale Ndërkombëtare, në rast se kemi referim nga shtete anëtare atëherë prokurori ka të drejtë të nisë menjëherë hetimet pa kërkuar miratimin e gjyqtarëve të GPN-së. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!