Shqipëria humbi përballë Izraelit, Ardit Gjebrea: Kombëtarja ka nevojë për mbështetjen tonë

schedule10:00 - 25 Shtator, 2022

schedule 10:00 - 25 Shtator, 2022

Mbrëmjen e djeshme u zhvillua ndeshja Izrael-Shqipëri dhe përfundoi me rezultatit 2 me 1. Mirëpo, humbja e kombëtares sonë nuk është pritur shumë mirë nga tifozët, të cilët kanë mbetur të zhgënjyer. Lidhur me këtë ka reaguar edhe moderatori Ardit Gjebra, i cili përmes një postimi në Facebook, ka deklaruar se skuadra jonë ka nevojë për mbështjetje, pasi ndjeshja me Islandës është shumë afër.

Sipas Arditit, askush nuk është perfekt, pasi të gjithë humbasin.

Mirëmëngjes!

Kur dikush rrëzohet, ti duhet të jesh aty t’i japësh dorën, e nëse ka humbur besimin, t’i thuash që ja del mbanë, sepse nuk duhet harruar se të ka bërë edhe krenar.

Mbrëmë vërtetë u mërzitem me ndeshjen me Izraelin, por është shumë afër ajo me Islandën. A duhet të dekurajohemi? JO! Ata kanë nevojë për ne, për mbështetjen tonë, të dinë që ne jemi këtu për ta, sepse ata jemi ne dhe ne jemi ata.

As ne nuk jemi perfektë… edhe ne humbim, madje më shumë se ata.

Mërzitja është legjitime, por dhënia e dorës është bekim. Hajde ta mbajmë njëri tjetrin fort!

Forca Albania, Kombëtarja jonë, jemi me ju!”, ka shkruar Gjebrea./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!