Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nënshkruar pasditen e sotme marrëveshjen për futjen e gazit të lëngshëm natyror nga Amerika (LNG) në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama shkruan se ky është një projekt që përfshin konvertimin e TEC-it të Vlorës me LNG, ndërtimin e një terminali të ri gazifikimi dhe shpërndarjen e LNG.
“Lajm i mirë. Një zhvillim fantastik për Energjitikën Shqiptare dhe një sukses domethënës për marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane Nënshkrim i marrëveshjes së Bashkëpunimit midis Shqipërisë e SHBA, përmes Ministrisë së Infrastruktuës e Energjisë dhe Exxon Mobil & Excelerate Energy, për futjen e gazit të lëngshëm natyror nga Amerika (LNG) në Shqipëri.
Një projekt i cili përfshin konvertimin e TEC-it të Vlorës me LNG, ndërtimin e një terminali të ri gazifikimi dhe shpërndarjen e LNG, duke e shndërruar Vlorën në një HUB rajonal për gazin e lëngshëm”, shkruan Rama.
Marrëveshja u nënshkrua nga ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku, ndërsa kryeministri Edi Rama dhe ambasadorja e SHBA Yuri Kim morën pjesë në mbledhje përmes Zoom-it./mv.abcnews.al