Nga Simon Shkreli
“Po të dërgoj pamje të Shkodrës, Lumit Buna dhe Liqenit… djathtas është pazari… Shkodra është një qytet që ka luftuar kundër turqve dhe ka 40000 mijë banore mund të shndërrohet në qytet urban, kjo do varet nga interesi i ndonjë qeverie.”
Përmes kësaj kartoline, një udhëtar kroat në vitin 1914 ka dashur ti tregojë mikut të tij që jeton në Split të Kroacisë një pjesë të bukurive të Shkodrës të cilën ai sapo e kishte vizituar.
Lexo edhe: Hurma e parë migroi nga Jemeni, erdhi në Shqipëri në vitin 1911
Një koleksion prej 101 kartolinash të viteve 1912 deri në 1918 që tregojnë Shkodrën dhe pjesën e qyteteve bregdetare të Shqipërisë janë mbledhur nga koleksionisti shkodran Andrea Jakova.
“Është një hob i vjetër, sepse dhe familja ime është marrë me prodhimin e tyre. Përsa i përket koleksionit dëshira më ka lind pasi kam studiuar pak hobin e kartolinave dhe efektet e kartolinave që kanë një mesazh që përcjellin.”
Sot ato janë të ekspozuara për publikun në biblotekën “Marin Barleti” Pasioni për të patur në duar një copëz të Shqipërisë dhe korrespendacave të asaj kohe i lindi gjatë një ekspozitë të albanologut Robert Elsie dhe Jochen Banken.
“Meqenëse këto kartolina, në vitin 2016 albanologut Robert Elsie solli një sasi prej 44 copësh nga Jochen Banken dhe ekspozohen në Tiranë. Në atë kohë unë pashë që unë kisha disa kartolina që atyre u mungonin. Që atëherë më lindi ideja. Ajo që më dha shkakun ishte koleksioni që solli Robert Elsie në 2016. Kam vazhduar duke e marrë atë koleksion. Kam arrit që kem një koleksion prej 101 kartolinash nga zona të ndryshme.”
Por si nisi puna për gjetjen e tyre.
“Duke parë si ishin koleksionet e kartolinave. Sepse shkoda është e pasur me prodhimin e kartolinave. Ka prodhuar Marubi, Kolë Idromeno, etj…. Dhe duke karahasura këto, thoja duhet të kem të tjera. nese ata e kishin Urën e Mesit dhe të tjerët e kishin përcjell përmes kartolinës, edhe unë duhet ta kisha. duke parë pozicionin që ka pas fotografi në atë kohë. Janë të mrekullueshme. Këto janë të datuara dhe marrin vlerë historike. Këto kanë datën, mënyrën si janë ndërtuar dhe përcjellin mesazhon. Është Buna, Liqeni. Një person që ka udhëtuar nga budapesti në Tiranë, përdor këto kartolina. Ku I thotë përshëndetje të ngrohta nga Tirana. Arritëm në tiranë, makina edhe pse ka bërë mbi 1100 km ka pas një perormancë të mirë.”
Andrea thotë se këto kartolina ishin një mjet I fuqishëm komunikimi për kohën
“Ishte në mënyrë më të zgjatur. Karolina kishte një mesazh shumë të shpejtë dhe vërtet bëri ndryshim shumë të madh për komunikimin midis njerëzve. Qoftë urimeve, përshëndetjeve dhe mesazheve të ndryshme.”
Për kuratorin njëherësh edhe Drejtorin e Bibliotekës “Marin Barleti” të Shkodrës Maxhid Cungu këto kartolina ka patur edhe një rëndësi edhe në jetën politike të vendit.
“Nëse i vini re, dixhiturat gjithmonë përmbajnë termin Shqipëri, i cili nuk ishte përdorur deri në atë kohë. Po ishte pikërisht kjo që fuqitë e mëdha, përpiqeshin të evidentonin këtë vend që fitoi pavarinë e popujve që ishin në perandorinë turke. Por edhe me të zgjuar ndenjën e atdhedashurisë së shqiptarëve. ato kishin rëndësi të veçantë për institucionet, forcimin e hallkave të sheteti shqiptar. Por ishte shumë e rëndësishme të bëheshin të ndërgjegjshëm qytetarët që kanë një vend me pasuri kulturore, trashëgimi, etj. Qoftë materiale dhe shpirtërore dhe këto janë të paraqitura. Në fotografi, si dhe momente të jetës së njerëzve. Është një pasuri e madhe, që është shumë deminsionale.”
Maxhid Cungu thotë se këto kartolina, tregojnë shumë nga jeta dhe zhvillimet e asaj kohe.
“Lufta ballkanike, Lufta parë botërore shpallja e pavarësisë së Shqipërisë. Pra ngjarje që ndryshuan rrjedhën e historisë së shqipërisë për këtë zonë të ballkanike. Nëse I vini re, dixhiturat gjithmonë përmbajnë termin Shqipëri. I cili nuk ishte përdorur deri në atë kohë. Po ishte pikërisht kjo që fuqitë e mëdha, përpiqeshin të evidentonin këtë vend që fitoi pavarinë e popujve që ishin në perandorinë turke. Por edhe me të zgjuar ndenjën e atdhedashurisë së shqiptarëve. Këto kartolina kanë një veçanti. Janë prodhuar në një kohë ku shtypshkronja pulger me qëndër në Mynih, është themeluar në vitin 1809 dhe ka pushuar 1820. Ky ka qenë një proces i ri, I prodhimit të kartolinave me ngjyra.”
Andrea Jakovës tregon se pjesa më e madhe e këtyre kartolinave janë prodhuar në shtypshkronjën “Pruger” me seli në Gjermani.
“Këto kartolina kanë një vecanti. Janë prodhuar në një kohë ku shtypshkronja pulger me qëndër në Mynih, është themeluar në vitin 1809 dhe ka pushuar 1820. Ky ka qenë një process I ri, I prodhimit të kartolinave me ngjyra. pothuajse të parat. Ka një bashkëpunim me atë Marubi në Shkodër. Janë dy kartolina të fotografuara si foto nga Marubi dhe janë shtypur në shtypshkonjën Pulger. Çfarë do të thotë procesi fotografik.
Ka qenë një fotograf i mirë, i shkolluar, i cili e ka prodhuar foton dhe pasi ka bërë shkrepjen e aparatit, ka marrë shënime se cili është kombinimi me ngjyra I kësaj pamje që unë kam marrë. Kur ka vajt te negativi, ngjyrat që ka gjet në shënime, I ka hedhur në negative dhe ka prodhuar kartolinën. Janë prodhuar me ngjyrat e asaj kohe. Kanë qenë të pastër dhe në gjendje të kënaqëshme.”
Koleksioniti thotë se këto kartolinat e para me ngjyra në Shqipëri.
“Kemi një koleksion prej 100 kartolinash me ngjyra. Dhe ky ishte një revulucion për herë të parë me ngjyra, dhe që rëndësia është që ato paraqesin kohën e pavarsisë ishte një kohë kur ndodhën shumë ngjarje.”
Kjo ekspozita me 101 kartolina do qëndroj e hapur për publikun deri në janar ardhshëm./Abcnews.al/