Shqipëria e re turistike/ Kryetari i PS në Vlorë, inspekton punimet në Lungomare

schedule16:26 - 8 Maj, 2025

schedule 16:26 - 8 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama vëzhgoi ecurinë e punimeve në pedonalen e Lungomares, në bregun mes qytetit të Vlorës dhe Orikumit. Kryeministri Edi Rama në daljet e tij ka vënë theksin në investimet dhe punimet vazhdueshme në këtë qytet, të cilat rrisin akoma dhe më shumë potencialin për zhvillimin turistik.

Jugu i Shqipërisë, vitin e kaluar tërhoqi miliona turistë nga e gjithë bota dhe u bë kryefjalë e mediave ndërkombëtare më prestigjioze për bukuritë natyrore, kulinarinë dhe agroturizmin.

Më herët kryeministri Rama ishte prezent në ceremoninë e uljes së avionit të parë në Vlorë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!