Kryeministri Edi Rama ka ndarë një lajm të mirë me të gjithë shqiptarët. Ai ka zbuluar përmes një grafiku të postuar në rrjetet sociale se vendi ynë është i pari në Europë për rritjen e fluksit të fluturimeve.
Sipas Ramës, ky është viti fantastik i shfaqjes së Shqipërisë në sytë e të gjithëve.
“Ja dhe Shqipëria Turistike e para në Europë për rritjen e fluksit të fluturimeve, e pa hapur ende Aeroportin e ri Ndërkombëtar të Vlorës.
Kthesa e madhe ka kohë që ka nisur, po ky është viti fantastik i shfaqjes së saj në sytë e të gjithëve, si fakt i pamohueshëm i përpjekes së gjithanshme të gjithë këtyre viteve, duke u nisur nga vrima e fundit e kavallit”, ka shkruar ai krahas grafikut./abcnews.al