Është firmosur më 29 prill marrëveshja mes shoqërisë Ficantieri dhe kompanisë KAYO për prodhimin e anijeve lundruese në Shqipëri, në kantierin e Pashalimanit, me qëllim furnizimin e ushtrisë shqiptare dhe të vendeve aleate.
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Geron Kamberi, e konsideron këtë marrëveshje si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të kapaciteteve ushtarake të vendit, duke theksuar se Bashkimi Europian po i kushton gjithnjë e më shumë vëmendje industrisë së mbrojtjes. Sipas tij, Shqipëria duhet të shfrytëzojë këtë moment për të rritur kapacitetet e Forcave Detare dhe për të përmirësuar ndërveprimin me strukturat e NATO-s.
Ndërkohë, eksperti i sigurisë Redjon Qirjazi vlerëson se kjo nismë përfaqëson një qasje strategjike për ringjalljen e industrisë ushtarake në vend, duke shtuar se prodhimi i mjeteve dhe pajisjeve ushtarake pritet të sjellë edhe përfitime ekonomike për Shqipërinë.
Geron Kamberi: Kjo marrëveshje mund ta përcaktojë Shqipërinë si një vend që po fuqizohet në aspektin ushtarak. BE po i shton një vëmendje të veçantë industrisë ushtarake. E rëndësishme për Shqipërinë është që ky moment të përdoret, që Forcat Detare të fuqizohen. Të pajisjen me anije të tjerë, që ta bëjë të mundur në ndërveprojë akoma më mirë me forcat ushtarake të NATO-s.
Redjon Qirjazi: Qasja strategjike për ringjalljen ushtarake është një shumë e mirë, por kjo duhet të ecë edhe me ritmin e kohës. Prodhimi i armëve, do sjellë më shumë fitime për Shqipërinë.


