Shqipëria dhe Kosova në rrezik nga vizita e presidentit kinez në Serbi?/ Eksperti i gjeopolitikës rendit mesazhet e fshehura

schedule21:53 - 6 Maj, 2024

schedule 21:53 - 6 Maj, 2024

Presidenti kinez Xi Jinping do të vizitojë Francën, Serbinë dhe Hungarinë nga datat 5 deri më 10 maj, udhëtimi i tij i parë në Evropë në pesë vjet që synon të forcojë lidhjet me BE-në ndërsa tensionet rriten me ekonominë e dytë më të madhe në botë.

Eksperti i gjeopolitikës, Kreshnik Osmani, i ftuar në emisionin “360 Gradë” në ABC Neës, foli për vizitën e presidentit kinez në Serbi këtë të hënë, ndërsa renditi mesazhet e dhëna për Perëndimin.

Sipas tij, kjo vizitë nuk është aspak rastësore, ndërsa shtoi se është mesazh i drejtpërdrejtë i Pekinit dhe Moskës për Washingtonin dhe Brukselin.

Vizita e Xi Jinpind, presidentit kinez në Beograd dhe pritja nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç nuk është aspak rastësore. Është mesazh i drejtpërdrejtë i Pekinit dhe Moskës për Washingtonin dhe Brukselit. Erdhën në Paris për ti treguar Evropës që ‘erdhëm nga Paris për të treguar se do hymë nga dera e Evropës dhe jo dritarja”. Erdhi për të mbajtur me kujdes të ndarë Evropën e ndarë me ndarjet e  vogla që ka. Erdhi për t’i dhënë një mesazh Macron, për t’i dhënë një pjesë të tortës për Orban.”, tha ai.

 /abcnews.al