Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shqipëria destinacion për verën/ Revista britanike: Ndër 6 vendet që duhet vizituar për raportin kosto-cilësi në Europë

schedule08:15 - 21 Shkurt, 2026

schedule 08:15 - 21 Shkurt, 2026

Vetëm pak javë para hapjes zyrtare të sezonit turistik në vend Shqipëria  konsiderohet një destinacion për verën e këtij viti.

Revista britanike “Time Out” e rendit Shqipërinë si një ndër 6 vendet që rekomandohet të vizitohen në Europë për shkak të  raportit kosto-cilësi. Ndërsa çmimet në shumë nga qytetet tona të preferuara në Evropë po rriten me shpejtësi, thuhet në shkrim Shqipëria ka mbetur e arsyeshme.

Tirana është qyteti ynë më i mirë në Evropë për një udhëtim me buxhet të ulët , me çmime mesatare të birrës nën 3 paund dhe çmime shumë të përballueshme në Airbnb dhe hotele. Sigurisht që kjo nuk është arsyeja kryesore për ta vizituar pasi  Shqipëria është një destinacion fantastik për shumë arsye të tjera



Revista britanike shkruan se vija bregdetare e vendit është elementi më tërheqës për pushuesit  sidomos në qytete si Saranda, Vlora dhe Himara  që ofrojnë peizazhe mahnitëse bregdetare me çmime të pabesueshme.

Në veri, Shkodra shfaq jetën e qytetit shqiptar me më shumë biçikleta nga sa mund të prisni. Infrastruktura mbetet e mirë, por kjo funksionon në favor të udhëtarit me buxhet të kufizuar: udhëtoni me furgon, qëndroni në bujtina dhe shijoni ushqimet tradicionale siç është byreku.

Shqipëria është në listën e vendeve që rekomanohen të vizitohen njëkohësisht me Bullgarinë, Poloninë, Letonine, Serbinë dhe Bosnjë-Hercegovina, të cilat vlerësohen si destinacione që ofrojnë eksperienca të pasura turistike me kosto të ulët.

Sipas revistës britanike Evropa ka shumë vende për aventurierët që kujdesen për buxhetin dhe këto gjashtë vende qëndrojnë si më të lirat.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!