Shqipëria bojkoton ceremoninë e Nobelit, Cakaj: Handken ka justifikuar mizoritë e luftës

schedule14:38 - 9 Dhjetor, 2019

schedule 14:38 - 9 Dhjetor, 2019

Shqipëria do të bojkotojë ceremoninë e ndarjes së çmimeve Nobel në Suedi. Lajmi konfirmohet nga ministri i Jashtëm, Gent Cakaj, i cili shkruan se justifikimi i mizorive të luftës gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë nuk duhet të shpërblehet.

“Ne kemi urdhëruar Ambasadorin e Shqipërisë në Suedi që të bojkotojë ceremoninë solemne të ndarjes së Çmimit Nobel për Letërsi për Peter Handken. Justifikimi i mizorive të luftës gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë nuk duhet të shpërblehet. Çdo shpërblim i personaliteteve që kanë mohuar gjenocidin edhe nëpërmjet veprave të tyre letrare, vetëm forcon prirjet për t’iu shmangur përgjegjësive historike dhe relativizuar peshën e rëndë të krimeve të luftës, pastrimit etnik dhe gjenocidit.” shkruan Cakaj në Twitter.

Çmimi Nobel në Letërsi për Peter Handken, i njohur si adhurues i Millosheviçit, ngjalli reagime të forta dhe indinjatë në Kosovë e Shqipëri. /abcnws.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!