“Shqipëria, banditët i ka modestë,” Vangjeli: Biznesmenët e krimit s’kanë një ideologji t’i lidhë

schedule22:35 - 23 Maj, 2022

schedule 22:35 - 23 Maj, 2022

Shqipëria, sipas analistit Lorenc Vangjeli, banditët i ka modestë mes të cilëve nuk ka asnjë ideologji që t’i lidhë.

I ftuar në “Log” me Endri Xhafon ku po diskutohen detajet që kanë dalë në dritë nga dëshmia e Nuredin Dumanin i cili është tashmë bashkëpunëtor i drejtësisë, Vangjeli tha që çdo ekzagjërim apo trajtim në detaje të çdo historie nuk e ndihmon të vërtetën.

“Shqipëria, banditët i ka modestë. Janë biznesmenë të krimit. Nuk ka një ideologji që i lidh. Nëse shihni tipologjinë e viktimave.. Si bashkon asnjë ideologji, as ndeshje bandash. Janë hakmarrje të aty për atyshme. Njerëz të gatshëm të shkelin këmbëzën. Çdo ekzagjërim përtej kësaj nuk i ndihmon të vërtetës.”

Sipas tij, rastet konkrete, me emra konkretë nuk janë krimi i organizuar, “ata janë vetëm ushtarët.

“Sot në një ditë të trishtë dhe heroike për Italinë. Nuk e harroj dikë që zbriste me shapka nga një pallat parafabrikat dhe thoshin ky është krimi i organizuar. Jo mo jo këta janë vetëm ushtarët. Mënyra sesi merremi me individë konkretë na shmang nga gjykimi i përgjithshëm dhe nxjerrim konkluzione të gabuara. Aftësia jonë për të bërë krahasime, si kecin e Tepelenës njëlloj me krpain e Shkodrës, do na nxjerrë në përfundime të gabuara.”

Lorenc Vangjeli u shpreh se problemi qëndron tek struktura vertikale e moralit të shoqërisë sonë “kokë përmbys.”

Megjithatë, me deklaratat e tij duket se nuk ishte dakord gazetari Mentor Kikia i cili solli rastin e bandave të Elbasanit.

“Krimi është gjë konkrete. Do flasim për ngjarje konkrete. Në Elbasan krimi është shumë i madh. Janë përballur me policinë dhe policia është tërhequr. Diktonin emërimet në nivele të larta të policëve. Një prej tyre nuk u vra kot në ditën e zgjedhjeve.” /abcnews.al/