Shqipëria anëtare e KS, SHBA: Historike, presim të punojmë më ngushtë në rajon e botë

schedule19:23 - 11 Qershor, 2021

schedule 19:23 - 11 Qershor, 2021

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar pasi Shqipëria u zgjodh për herë të parë anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit. Në një postim në Twitter, ambasadorja amerikane Yuri Kim shkruan se kjo është nja ngjarje historike.

Ndërsa uron Shqipërinë për zgjedhjen për herë të parë në Këshillin e Sigurimit, diplomatja amerikane shprehet se SHBA-të presin që të punojnë më ngushtë me vendin tonë në rajon dhe rreth e qark botës.

REAGIMI

Më herët për zgjedhjen e Shqipërisë si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit reagoi edhe ambasadorja shqiptare në OKB, Besiana Kadare e cilëson po ashtu e cilësoi si historike ditën e sotme.

Shqipëria sapo u zgjodh për herë të parë në Këshillin e Sigurimit të OKB! Tepër e lumtur dhe krenare për këtë zgjedhje historike! Falënderime të ngrohta për të gjitha vendet që na dhanë mbështetjen e tyre dhe na besuan këtë përgjegjësi të madhe! Mirënjohës. Urime të ngrohta gjithashtu për Brazilin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Ganën dhe Gabonin që sapo u zgjodh në Këshillin e Sigurimit! Ne shpresojmë të punojmë së bashku dhe të bashkëpunojmë ngushtë! Më të fortë së bashku.

Shqipëria u zgjodh sot anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Këshilli i Sigurimit, një organ i OKB-së me kompetenca të fuqishme, përbëhet nga 15 anëtarë, 5 prej të cilëve të përhershëm, SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Rusia dhe Kina që kanë të drejtë vetoje si dhe 10 anëtarë jo të përhershëm, me një mandat dy vjeçar.

Shqipëria, Brazili, Gaboni, Gana dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ishin në garë, pa konkurentë nga rajonet përkatëse, për 5 vendet. Për t’u zgjedhur, secilës prej tyre i duhej të siguronte dy të tretat e votave të vendeve anëtare të OKB-së. Votimi ishte i fshehtë. Shqipëria është vendi i vetëm që nuk ka qenë asnjëherë anëtare e Këshillit të Sigurimit. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!