Shqipëri Kosovë, për Botërorin/ Përcaktohen vazot, shorti i 13 dhjetorit mund t’i vendosë përballë

schedule12:37 - 18 Tetor, 2024

schedule 12:37 - 18 Tetor, 2024

Deri tani kanë luajtur vetëm ndeshje që janë quajtur “vëllazërore”. Miqësore përgatitore ose thjesht për ditë të shënuara. Por Shqipëria dhe Kosova mund të përballen për herë të parë në sfida zyrtare në eliminatoret e Botërorit 2026.

Shanset për këtë janë të gjitha në shortin që do të hidhet më 13 dhjetor dhe që do të përcaktojë grupet në kualifikueset e Kupës së Botës për zonën europiane.

Pas ndeshjeve të tetorit në Ligën e Kombeve, si Shqipëria ashtu edhe Kosova e kanë mësuar vazon ku do të vendosen në short sipas renditjes së përgjithshme të FIFA.

Kuqezinjtë do të shortohen në vazon e tretë, ndërsa Kosova në të katërtën, kështu që ekziston propabiliteti që dy përfaqësueset të sfidohen mes tyre në eliminatoret e “Botërorit 2026”.

Gjithçka do të vendoset në javën e dytë të dhjetorit, ndërsa deri tani janë ndryshimet e përcaktuara nga FIFA për atë që do të jetë Botërori më i madh në histori.

Kjo pasi në fazën finale që do të luhet në SHBA, Kanada dhe Meksikë do të marrin pjesë 48 skuadra.

Eliminatoret e Kupës së Botës 2026 në zonën UEFA do të zhvillohen në 12 grupe me 4 ose 5 skuadra, ndërsa do të nisin në muajin mars të vitit të të ardhshëm./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!