Shqipëri-Kosovë, mbledhje të përbashkët Kuvendi/ Zbardhet agjenda, i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama

schedule16:17 - 18 Dhjetor, 2024

schedule 16:17 - 18 Dhjetor, 2024

SHQIPËRI- Të premten më 20 dhjetor, Shqipëria dhe Kosova do të mbajnë mbledhjen e përbashkët plenare të Kuvendeve respektive.

Të pranishëm në këtë takim do jetë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, bashkë me kryetarët e grupeve parlamentare të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike; Niko Peleshi dhe Gazment Bardhi.

Takimi do të nisë në orën 11:00, me ekzekutimin e Himneve të Shqipërisë dhe Kosovës.

 Agjenda dhe pjesëmarrësit:

  • Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës
  • Elisa Spiropali, Kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë
  • Mesila Doda, Kryetare e Grupit Parlamentar Demokraci dhe Integrim, Kuvendi i Shqipërisë
  • Besnik Tahiri, Kryetar i Grupit Parlamentar  të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kuvendi i Kosovës
  • Fatmir Mediu  Anetar i Grupit Parlamentar  Aleanca për Ndryshim, Kuvendi i Shqipërisë
  • Enis Kervan, Kryetar i Grupit Parlamentar  Multietnik, Kuvendi i Kosovës
  • Arben Gashi, Kryetar i i Grupit Parlamentar  të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kuvendi i Kosovës
  • Gazment Bardhi, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Kuvendi i Shqipërisë
  • Abelard Tahiri, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Kuvendi i Kosovës
  • Niko Peleshi, Kryetar i Grupit Parlamentar  të Partisë Socialiste,
    Kuvendi i Shqipërisë
  • Mimoza Kusari-Lila, Kryetare e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Kuvendi i Kosovës
  • Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë
  • Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!