TIRANË- Geron Kamberi, pedagog për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në një intervistë në “News Line” në ABC News foli për mbledhjen e dy qeverive, shqiptare dhe italiane në Romë.
Kamberi e cilësoi se një zhvillim të vrullshëm dhe strategjik që po ndodh mes dy vendeve.
“Është një kulm i marrëdhënieve mes vendeve. Intensiteti i marrëdhënieve ka ardhur duke u rritur dhe është kaluar në marrëveshje të veçanta”, tha ai.
Gjatë intervistës, Kamberi nënvizoi se Italia ka qenë “avokate” e Shqipërisë dhe mbështetëse e saj në rrugën drejt BE-së. Ndërsa shtoi se marrëveshjet, përveçse janë një partneritet strategjik, kanë edhe një ndikim të rëndësishëm në ekonomi.
“Marrëveshje për pensionet ka qenë një ndër më të rëndësishme, ashtu si edhe marrëveshje midis kufirit detar. Pra natyra e marrëdhënieve mes vendeve ka kaluar në rrjedha të ndryshme edhe për shkak të interesit të veçantë që ka Italia për Ballkanin dhe në mënyrë të veçantë për Shqipërinë. Urojmë që në 16 marrëveshjet e tjera t’i shërbejnë forcimit të marrëdhënieve që i shërben Shqipërisë në radhë të parë dhe shqiptarëve. Italia ka qenë “avokate” dhe ka ofruar mbështetje të Shqipërisë në rrugën drejt BE. Marrëveshja me energjinë është e lidhur edhe me marrëveshjen e 6 janarit, do jetë pjesë e takimit edhe një marrëveshje midis Këshillit Ekonomik Kombëtar dhe homologut në Itali për të forcuar bashkëpunimin. Italia e rithem ka qenë “dritarja e parë” që shqiptarët kanë parë Perëndimin. Ndikimi do të duhet pak kohë të shihet…”, tha ai, duke shtuar: “Italia ka qenë përkrahëse dhe mbështetëse e Shqipërisë dhe në politikën e saj të jashtme ka pasur nxitjen e procesit të zgjerimit. Italia ka ndodhur që të zhvendoset gradualisht nga disa zona që ka pasur historikisht lidhje për t’u zhvendosur pak më në afërsi të territorit të saj siç ka qenë zona e Ballkanit perëndimor. Por është edhe një ripërkufizim i politikës së jashtme italiane me një rajon që ajo e njeh mirë. Edhe në kushte më të vështira Italia ka qenë përkrahëse, le më në një moment kaq të mirë që ndodhet vendit”, tha mes të tjerash Kamberi.
/abcnews.al/

