Shqipëri-Greqi, ministrat e Jashtëm: “Bëmë hapa të rëndësishëm përpara”

schedule15:04 - 12 Nëntor, 2017

schedule 15:04 - 12 Nëntor, 2017

Ministrat e Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe Greqisë, Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias, kanë mbyllur pas 3 ditësh bisedimet e nisura në Kretë më 10 nëntor, ku në fokus ishin çështjet e hapura dypalëshe. Një njoftim i përbashkët për shtyp thekson se gjatë bisedimeve u krye një punë substanciale, ndërsa palët pranuan rëndësinë e dialogut në zgjidhjen e çështjeve që ende ndajnë dy vendet tona. Duke i cilësuar si një hap të rëndësishëm përpara bisedimet e zhvilluara në Kretë nga dy ministrat, është rënë dakort që ato të vijojnë me një takim tjetër që këtë herë do të mbahet në Shqipëri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!