Shqipëri-Francë, nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi dhe memorandume

schedule15:30 - 12 Prill, 2024

schedule 15:30 - 12 Prill, 2024

PARIS- Shqipëria dhe Franca nënshkruan këtë te premte memorandume dhe dy marrëveshje bashkëpunimi në fushën e ekonomisë, kulturës dhe inovacionit.

Marrëveshjet u nënshkruan në Francë, nga Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja. Ministri Gonxhja është pjesë e delegacionit, që shoqëron Kryeministrin Edi Rama në vizitën dyditore në Francë.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Presidenti u Francës, Emmanuel Macron vlerësuan raportet ndërshtetërore, ndërsa në konferencën e përbashkët për shtyp bënë thirrje për thellimin e bashkëpunimit mes  dy vendeve./n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!