Shqipe Zani zbulon letrën që i dërgoi Ramiz Alisë: Më erdhi përgjigja nga këshilltari i tij

schedule11:45 - 11 Tetor, 2023

schedule 11:45 - 11 Tetor, 2023

Gjatë rrëfimit të saj në “Pas Mesnate”, sopranoja Shqipe Zani ka zbuluar dhe letrën që i shkroi Ramiz Alisë. Qëllimi i kësaj letre ishte që ajo të zhvendosej sërish nga soliste në ansamblin e ushtrisë në opera.

Zani ka treguar se përgjigja i erdhi nga këshilltari i Alisë dhe që nuk do ta harrojë asnjëherë.

Ajo është ndalur dhe te turnet e shumtë që bënin nëpër Shqipëri, ku argëtoheshin pa masë.

“’E këndoj këngën popullore, e dua shumë muzikën shqiptare, jam dakord që shkoj por do doja të kthesha prap në opera’, i shkruajta Ramiz Alisë. Ma dha përgjigjen ai që ishte këshilltari i tij dhe ai si duket më kishte dëgjuar pak dhe kishte përshtypjen për mua dhe thoshte: ‘Gjynah të rrijë aty dhe ta çojmë prap’. Por ishte njeri me shpirt dhe me botë. Aty ishte orkestra me të gjithë studentët, një pjesë venin në opera, një pjesë në ansambël. Mehmet Shehu e kërkoi që të venim ne sepse ai tha që fuqizohet orkestra e ushtrisë.

Bënim shumë turne nëpër Shqipëri dhe ku nuk kemi shkuar. Ku nuk shkonim, sa me pasion na prisnim. Mbaj mend kemi shkuar në Konispol një herë dhe ishte dhe Alqi Lepuri. Unë isha mes artistave aty, shumë e nderuar”, u shpreh artistja./abcnews.al