Janari po afron dhe klubet e mëdha janë gati për të vepruar. Ky seksion merkato nuk lë shumë hapësira për të përforcuar ekipet, por gjithçka është e mundur. Ivan Rakitic dhe Arturo Vidal janë me valixhe gati dhe Barcelona po mendon për një mesfushor.
Kampionët e Spanjës pëlqejnë shumë Rodrigo Bentancur sipas raportimeve të katalanases Sport. Për mesfushorin e Juventusit interesohet edhe Manchester City.
Vështirë se bardhezinjtë do të heqin dorë nga shërbimet e 22-vjeçarit uruguaian, por rëndësi të madhe ka oferta dhe dëshira e lojtarit. Bentancur numëron 473 minuta aktivizim mes kampionatit dhe Champions League këtë sezon. /abcnews.al