Shqetësimi global për Lindjen e Mesme, G7 bën thirrje për vetëpërmbajtje

schedule10:26 - 5 Gusht, 2024

schedule 10:26 - 5 Gusht, 2024

Shqetësimi po rritet për situatën në Lindjen e Mesme me G7 që u ka kërkuar të gjitha palëve të përfshira të tregojnë vetëpërmbajtje, duke thënë se ngjarjet e fundit “kërcënojnë të ndezin një konflikt më të gjerë në rajon”

G7 u bëri thirrje “të gjitha palëve të përfshira edhe një herë që të përmbahen nga dhuna hakmarrëse, të ulin tensionet dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive drejt de-përshkallëzimit”, thuhet në deklaratë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken u tha homologëve të tij të G7 se një sulm nga Irani dhe Hezbollahu kundër Izraelit mund të fillojë që të hënën.

Qëllimi i konferencës thuhet se ishte të koordinonte aleatët më të afërt të SHBA-së dhe të përpiqej të ushtronte presion diplomatik mbi Iranin dhe Hezbollahun për të minimizuar hakmarrjen.

Tensionet janë përshkallëzuar midis grupit libanez Hezbollah dhe Izraelit që kur Tel Avivi vrau komandantin e lartë ushtarak të grupit, Fuad Shukr, në një sulm ajror në një periferi jugore të kryeqytetit Bejrut më 30 korrik.

Shefi politik i Hamasit, Ismail Haniyeh u vra gjithashtu në kryeqytetin iranian Teheran të nesërmen në një sulm për të cilin fajësohej Izraeli, megjithëse Tel Avivi nuk e ka konfirmuar apo mohuar përgjegjësinë.

Hamasi dhe Irani janë zotuar të hakmerren për vrasjen e Haniyeh, ndërsa Hezbollahu është zotuar se do t’i përgjigjet vrasjes së Shukr. Frika është rritur për një luftë të plotë midis Izraelit dhe Hezbollahut mes një shkëmbimi disa mujor të zjarrit ndërkufitar.

Përshkallëzimi vjen në sfondin e një sulmi izraelit në Gaza, i cili ka vrarë rreth 39,600 njerëz që nga tetori i kaluar pas një sulmi nga grupi palestinez Hamas.

/abcnews.al