“Shpresoj që Kurti të ketë kuptuar se deri ku provokohet Perëndimi”, Nazarko: Cilat do të jenë pasojat për Kosovën nëse nuk tërhiqet

schedule13:43 - 29 Maj, 2023

schedule 13:43 - 29 Maj, 2023

I ftuar në “Tirana Live”, analisti Mentor Nazarko ka komentuar mbi situatën në veri të Kosovës dhe ndër të tjera ai tha se shpreson që Kurti të ketë mësuar nga kjo periudhë qeverisje dhe të ketë kuptuar se deri ku mund të provokohet Perëndimi, për të marrë më pas hapat e nevojshëm për t’u tërhequr.

Ai shtoi se nëse kjo nuk ndodh, do të ketë një shkallëzim, por në humbje jete pasi SHBA kontrollon mjaftueshëm situatën në veri dhe se Vuçiç është konstruktiv për të mos lejuar një përshkallëzim.

Ajo që është më shqetësuese për Nazarkon është sjellja e SHBA, e cila ka bërë të qarta pasojat që do të ketë Kosova nëse vazhdon, që do të jetë pezullimi, ndalimi, shkurtimi i veprimtarive të përbashkëta diplomatike, ndalimi i ndihmave dhe kjo do të pengojë Kosovën në marrëdhënien me Serbinë dhe integrimin në BE.

“Unë dua të besoj që Kurti  ka mësuar shumë nga kjo periudhë qeverisje, ku po mësohet me punët e ekzekutivit. Të kuptojë se deri ku mund të provokojë bashkësinë Perëndimore. Nëse ai e ka kuptuar këtë, ai do të marrë veprimet e duhura për t’u tërhequr.

Nëse jo, atëherë mund të kemi, jo shkallëzim të domosdoshëm në humbje jete, sepse unë mendoj se SHBA e kontrollon mjaftueshëm zhvillimet në veri. Vuçiç është konstruktiv për të mos lejuar përshkallëzim. Kjo që po them u duk të barrikadat, ku nuk pati humbje jetësh.

Ajo që më shqetëson sjellja e SHBA. E ka bërë të qartë që futja me forcë në Komuna do të ketë pasoja.

Cilat janë këto pasoja? Në 2020 kemi pasur një sërë masash të shpallura nga SHBA kundër Kosovës, që ishte pezullimi, ndalimi, shkurtimi i veprimtarive të përbashkëta diplomatike.

Kam frikë se nëse Kurti do të vazhdojë me këtë qasje, do të ketë një ftohje cilësore, do ta pengojë Kosovën qoftë me Serbinë, qoftë në integrimin në BE.

Është shqetësuese që janë pak zërat e arsyeshëm që janë në Kosovë, në hapësirën publike që e interpretojnë në këtë mënyrë zhvillimet në Kosovë. Askush nuk shikon pasojat, por shikojnë në dobinë e teatrit.

Prishja me Perëndimin është pasoja më e rëndë, nëse situata merr kahje të pakthyeshme” tha Nazarko.r.t/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!