Të shumtë kanë qenë “legjendat” e futbollit botëror, të cilët kanë bërë një koment të shkurtër për finalen e madhe të UEFA Champions League, që do të zhvillohet mbrëmjen e 10 qershorit, mes “qytetarëve” të Manchester City dhe “zikaltërve” të Inter.
Ndër “të fundit”, që ka komentur këtë ndeshje është dhe “legjenda” e futbollit portugez, “fantazisti”, Luis Figo, i cili për mediat risolli në kujtesë kohën kur ai luante te “zikaltërit” dhe për rrjedhojët zbuloi dhe emrin e ekipit që mbështet në finalen e madhe.
“Kam shumë miq në Manchester City. Të gjithë mendojnë se City është favorit për në finale. Mendoj se do të shohim një ndeshje intensive, emocionuese dhe të luftuar.
Kam luajtur për Interin dhe, sigurisht, do të ngulmoj për të. Shpresoj që ata të fitojnë”,- u shpreh ish-“fantazisti” portugez. /i.m /abcnews.al