“Shpresë te një nga satelitët”, Karamuço: Policia e ka panoramën e qartë, paralajmërimi për “kokat” e bandave

schedule18:37 - 13 Mars, 2023

schedule 18:37 - 13 Mars, 2023

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço ka qenë i ftuar në një lidhe Skype në “Special Report” në ABC News, ku ka komentuar mbi atentatin e mbrëmjes së djeshme në “Don Bosko” ku ndërroi jetë një person dhe u plagosën 6 të tjerë.

Karamuço shprehet se ka mundësi që një nga dy satelitët që Shqipëria ka ngritur së fundmi të kenë qenë në trajektoren e duhur dhe të ketë regjistruar pamjen. Nëse kjo ndodh at’herë kjo do ishte hera e parë ku ata do t’i shërbenin autoriteteve.

“Në zona janë disa kamera biznesesh privatë dhe janë kamera sigurie, jo inteligjente të policisë. Kamerat inteligjente vendosen nëpër kryqëzime.

Kamerat të cilat janë hequr nga policia së fundmi në atë zonë, i përkisnin persona me precedentë kriminalë. Nuk e di trajektoren e satelitëve. Kam idenë që njëri prej tyre ka kaluar në Shqipërinë e Mesme dhe nëse ai  ka kapur pamje, ka regjistruar të gjithë lëvizjet e autorëve  që do t’i shërbenin policisë”, u shpreh ai.

Në lidhje me vështirësinë e policisë tanimë që ka nisur sërish një përplasje me bandave, një prej të cilëve mendohej se ishte  dobësuar, Karamuço thekson se policia në këto 3 vite ka një panoramë të qartë.

Sipas tij policia është para një sfide shumë të madhe pasi ka përballë një njësi të armatosur dhe të rrezikshme.

“Nga të gjithë hetimet që ka kryer policia e ka krejtësisht panoramën e qartë. Policia është para një sfide shumë të madhe pasi ka njësi të rrezikshme dhe të armatosur në disa zona.

Policia do të nisë kontrollet në disa zona me forcat speciale të saj dhe do të shihet se sa persona do të shoqërohen dhe çfarë informacionesh do të sigurohen.

Rrethi i personave që kanë urdhëruar atentatet është ngushtuar dhe shumë shpejt do të kemi edhe emra konkretë”, tha Karamuço.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!