Tregtarët në tregun e orizit janë ende në pritje të një zgjidhje. Tregu është mbyllur prej të mërkurë për shkak të mos plotësimit të kushteve higjeno-sanitare dhe mos plotësimin e kushteve në situatën e krijuar nga pandemia.
Tregtarët thonë se nuk dinë ende se kur mund të rikthehen në punë. Një pjesë e tregtarëve janë rikthyer në ambientet e tregut.
Ndërkohë kanë mbetur që prej ditës së mërkurë pa të ardhura dhe kërkojnë hapjen e tregut.
“Kemi fëmijë, burra pa punë, përse kërkojnë të na ndalojnë”, shprehet një qytetare.
Tregtarët shprehen të shqetësuar për produktet e blera më herët pasi malli ju ka mbetur pa shitur dhe perimet dhe frutat po prishen.
“Ne duam të punojmë të ushqehemi. Kaq vite paguajmë taksë dhe asnjë njeri nuk do t’ja dijë. Bashkia flen gjumë , nuk dimë asgjë se çfarë do të bëhet”, shprehet ajo.
Rikthimi i tyre në treg sipas prefektit do të bëhet kur të plotësohen kushtet higjieno-sanitar,deri në fund./abcnews.al