Shpresë për Lindjen, fonde për Ballkanin/ Ukraina, Moldavia e Bosnja marrin një dritë jeshile në Bruksel

schedule15:10 - 8 Nëntor, 2023

schedule 15:10 - 8 Nëntor, 2023

Brukseli i dha këtë të mërkurë një lajm të mirë Lindjes së Evropës: Ukraina  dhe Moldavia mund të nisë bisedimet për anëtarësim dhe Gjerogjia mori statusin kandidat.

Teksa i tha shpresë kësaj pjesë të Evropës, Unioni ka një ofertë më konkrete për Ballkanin Perëndimor. Pavarësisht problemeve serizose që ka, edhe Bosnjë Hercegovinës ju propozuan bisedime për anëtarësim, ndërsa një financim me 5 miliardë euro do të shkojë për të gjashtë vendet e rajonit tonë, me qëllim fuqizimin e ekonomisë.

“Kërkesa tani është se këto vende duhet të kontribuojnë fuqimisht për të ndërtuar stabilitet, siguri dhe mirëqënie në rajon. Dhe për këtë arsye, ne ju kërkojmë atyre ta trajtojnë njëri-tjetrin sicc do të na trajtojnë ne.”

Fjalët e komisionerit për zgjerim janë mesazh për ato vende të cilat kanë probleme të fqinjësisë, përfshirë këtu edhe Kosovën, për të cilën Presidentja e Komisionit tha se për momentin nuk do të ketë një vendim për të përparuar në fazat e integrimt.

“Ne jemi të qartë se cfarë presim nga Kosova dhe cfarë vendim mund tëjapë.  Zbatimi draft statuti i komunave. Ky implementim do tëjetë një hap i madh përpara dhe kjo është ende në interes të Kosovës.”

Zyrtarët e lartë të BE-së kanë artikuluar vitin 2030 si momentin e një zgjerimi tjetër të mundshëm të unionit, ndërsa duhen parë perspektivat e reja që mund të prodhojnë zgjedhjet brenda vetë Bashkimit Evropian që do të mbahen vitin tjetër./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!