Shpresë për Gjermaninë, Merkel: Shifrat e të infektuarve po stabilizohen, por shumë ngadalë

schedule14:45 - 16 Nëntor, 2020

schedule 14:45 - 16 Nëntor, 2020

Numri i të infektuarve me koronavirus në Gjermani është drejt stabilizimit, edhe pse me ritme të ngadalta. Kështu është shprehur kancelarja gjermane Angela Merkel, në mbledhjen me anëtarët e partisë së saj CDU.

Merkel shprehu shqetësimin e saj lidhur me mënyrën sesi po ecën situata me koronavirusin në Gjermani në funksion të një takimi, po sot, me ministrat dhe presidentët e landeve, të mbledhur për të vlerësuar efektet e karantinës lokale të lëshuar më 2 nëntor në territorin federal.

Sipas ekspertëve politikë, kancelarja dëshiron të vendosë një ndalim më të rreptë të kontakteve, që shifrat të përmirësohen.

Që prej nisjes së nëntorit, Gjermania ka vendosur kufizime të reja që parashikojnë mbylljen për një muaj të një sërë biznesesh, si restorantet, sektori i argëtimit, sporti dhe kultura. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!