“Shpresë për drejtësi”, Rama: Dosja e krimit shtetëror doli nga varri i drejtësisë së kalbur!

schedule18:23 - 12 Mars, 2024

schedule 18:23 - 12 Mars, 2024

Vendimi i Gjykatës së Lartë sot për kthimin në jetë të dosjes së përgjakur të 21 janarit, ka kthyer në jetë shpresën e varrosur në mendjen e shumë shqiptarëve, se ajo dosje e një krimi të egër shtetëror nuk do të dilte më nga varri i drejtësisë së kalbur shqiptare!

Kështu shprehet kryeministri Edi Rama pas vendimit të Gjykatës së Lartë e cila urdhëroi SPAK të hetonte dosjen e 21 janarit  ku mbetën të vrarë 4 protestues.

“Ky vendim i ka rihapur rrugën e mbyllur kaq shumë vite, syrit së drejtësisë mbi vendin dhe autorët e atij krimi, duke e kthyer vendimin e qartë të Gjykatës Europiane të të drejtave të Njeriut në një mundësi konkrete për drejtësinë e re, që të bëjë histori me vendosjen e një drejtësie të drejtë”, shkruan kryeministri në një postim në rrjetin social X.

“Me frymëmarrjen e lehtësuar nga vendimi i sotëm dhe vetëdijen se rruga drejt shpagimit përfundimtar nga drejtësia e gjakut të pafajshëm të katër dëshmorëve të 21 janarit është ende e përpjetë, dua t’u them të gjithë atyre që në këto vite të gjata nuk i kanë kursyer fjalët e hidhura në drejtimin tim e të PS: Keni të gjithë mirëkuptimin tim, po kurrë mos e humbni besimin tek forca jonë e përbashkët dhe Shqipëria që po bëjmë me përpjekjen tonë të përbashkët”, përfundon reagimin e tij kryeministri.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!