Shpresë në Itali, ulet ndjeshëm numri i viktimave nga koronavirusi në 24 orë

schedule18:24 - 2 Qershor, 2020

schedule 18:24 - 2 Qershor, 2020

Kjo e martë është një ditë shprese për Italinë që nga 2 marsi ku numri i viktimave që humbën jetën nga koronavirusi ishte 52.

Mediat vendase bëjnë me dije se në 24 orët e fundit në Itali kanë humbur jetën 55 persona, duke e çuar në 33 530 numrin e përgjithshëm të viktimave nga koronavirusi në këtë shtet.

Ndërkohë janë konfirmuar pozitivë me koronavirus vetëm 318 raste të reja, duke e çuar në 233 515 numrin e përgjithshëm të infeksioneve./abcnews.al