“Shpresa vdes e fundit”, Moçka ka një premtim për tifozët vlonjatë

schedule16:33 - 29 Shkurt, 2020

schedule 16:33 - 29 Shkurt, 2020

Shpëtim Moçka nuk dorëzohet ende për objektivin mbijetesë. Portieri vlonjat i Flamurtarit foli në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport rreth formës së tij dhe bën një premtim për tifozët vlonjatë.

“Do të luftojmë deri në fund, kurrë mos thuaj kurrë në futboll, shpresa vdes e fundit. Ndihem mirë, po stërvitem fort çdo ditë, kam luajtur pothuajse në të gjitha ndeshjet e kampionatit dhe shpresoj të bëj mirë për këtë fanellë të rëndë.

Nëse do jenë gjërat në rregull, nuk do të lëviz kurrë nga Flamurtari dhe dua ta mbyll karrierën këtu ku e nisa”, deklaron Shpëtim Moçka. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!