Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shpirti shqiptar, përmes portreteve psikologjike të Barry Lewis

schedule12:16 - 23 Shtator, 2025

schedule 12:16 - 23 Shtator, 2025

Ekspozita “Shot/Reverse Shot” risolli në Shqipëri fotografin e njohur britanik,  Barry Lewis. Në galerinë e artit bashkëkohor “Gocat” pranë Piramidës së Tiranës u ekspozuan për herë të parë arkiva e rrallë e fotografit britanik, realizuar fshehurazi në vitet 1990–1991, në një Shqipëri të izoluar për shkak të regjimit.

Në një intervistë për Pas Mesnatë, kuratori Elton Koritari, zbulon bisedën me fotografin dhe më pas idenë për të realizuar ekspozitën në Tiranë.

“Që në momentin që u përzgjodh që presura këtë vit të bëhej sërish në ambientet e ish piramidës një nga zgjedhjet e para tonat, ishte pikërisht puna e Berry Leëis sepse ai dikur e nis rrugëtimin e tij piërisht nga piramida dhe disa prej fotografike më ikonike, të tij gjatë shërbimit të parë gjatë vitit 1990 janë me sfond ose brenda piramidës.

Ka dy pikënisje kjo ekspozitë njëra është e Berry Leëis, që është një tregim fantastik dhe tjetra pikënisja e ekspozitës që është një paralelizëm 33 vjecar. Për ta rikthyer në një mënyrë kontenporane, bashkëkohore. Berry më ka treguar që udhëtimi i parë ishte thuajse i rastësishëm, ishte i caktuar nga një revistë londineze në Rumani, atje njohu një grup dhe bashkë me një grup tjetër ku pjesë ishte vëllai i Michael Jagger vijnë në Shqipëri, pa asnjë lloj pritshmërie për Shqipërinë.

Duke pritur një vend të cfarëdoshëm, të ish Lindjes. Magjia e Shqipërisë në izolimin e saj por edhe me një lloj qëndrese. Bëri që të ndihej i detyruar të kthehej në Shqipëri,”-thotë ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!