“Shpifës gojë çorap të pisët”/ Bardhi i numëroi katet, replikon ashpër Basha

schedule10:48 - 5 Tetor, 2023

schedule 10:48 - 5 Tetor, 2023

Në përgjigje ndaj Gazment Bardhi, i cili i numëroi katet e kullave në parlament, Lulzim Basha replikon ashpër ndërsa e quan ish-bashkëpunëtorin e tij, “shpifës gojë çorap të pisët”.

“Zonja kryetare në fakt prisja përgjigje nga ju dhe jo nga bashkëautorët e kësaj zallamahie. Meqë keni vendosur që në vend llogaridhënies para qytetarëve të bëni gjithcka për të nxjerrë dhjamë nga pleshti nga kriza evidente e provokuar nga ata që kanë vendosur karrigen e tyre mbi interesin e qytarëve, edhe një herë po të them, jep përgjigje. Ndërsa për ata që kanë vendosur të bëjnë luftën e tyre të ndyrë personale, në këtë sallë, në tradhti të interesave të demokratëve, kam një përgjigje:  Votoni vettingun në politik. Mos e ndyni gojën, ndërsa shqiptarëve, do iu them është I vetmi parlament, ku prej 1991 ka një rregull, deputeti nuk mban përgjegjësi për cfarë thotë.

Në 1991 e vunë që të mbrohen nga diktatura në shuarje, sot ky rregull është bërë shkak që të hapet goja çorap I pisët, sic u hap sot pa marrë askush përgjegjësi. Sot nga deklarata si këto, ose prokuroria nis hetimet për mua, ose I nis për shpifësit. Ndaj, shpifësit gojë corap të pisët, që janë cuar dhe cohen e janë cuar anembanë Shqipërisë. Ata që natën firmosin për kulla dhe ditën sulmojnë PD për llogari të Edi Ramës, ta dinë: Jo vetëm s’na e mbyllni dot gojën me shpifjet tuaja, por shumë shpejt këtu do përballeni me vetëdijen tuaj, me projekt ligjin e rishikuar për vetingun në politikë, dhe amendamentin që iu heq papërgjegjshmërinë që dilni në këtë foltore e shpifni sic ju do qejfi juaj, atëherë kur ju do qejfi e kur s’jua mban hesapi juaj. Këto nuk janë cështje të PD, as të interesit tim personal, shqiptarëve iu ka ardhur në majë të hundës. Janë neveritur me një parlament ku kap shpifja shpifjen, qëlbsilliku – qëlbsillikun, ndaj ndërrojnë kanal. Ndaj zonja kryetare nëse do ti japësh një shans parlamentarizmit që sot është  I rrënuar I groposur, zbato kushtetutën, zbato ligjin ligjin. Përgjigjen e pres nga ty dhe jo nga ata që I kanë thënë të gjitha cfarë kishin për të thënë.” u shpreh Basha.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!