Shpëtojnë nga kampi Al Hol, mbërrijnë në Qamishli gratë e fëmijët që do të riatdhesohen nesër në Shqipëri

schedule21:51 - 31 Korrik, 2021

schedule 21:51 - 31 Korrik, 2021

Rreth një orë më parë kanë mbërritur në Qamishli gratë dhe fëmijët që do të riatdhesohen ditën e nesërme në Shqipëri. Lajmin e bën të ditur me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, gazetari Taulant Koplikaj.

Ai ka publikuar foto të grave dhe të fëmijëve ndërsa mbërrinin në Kurdistanin Sirian.

Lexo edhe: “S’dua të rri më këtu, dua të shkoj në shtëpi”, flet mes lotësh vogëlushja shqiptare në kampin e ISIS

Në Qamishli u mbajt edhe një konferencë për shtyp në të cilën morën pjesë edhe Gledis Nano dhe Indrit Doda, numri një dhe dy i antiterrorit në Shqipëri.

Kujtojmë se në Beirut të Libanit ka nisur operacioni i shpëtimit nga kampi famëkeq Al Hol dhe kthimit të fëmijëve e grave të tjera në Atdhe. 5 gra dhe 14 fëmijë shqiptarë pritet të mbërrijnë mëngjesin e së dielës në Shqipëri. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!