Shpëtoi nga “kthetrat” e vdekjes, “Shqiptarët për Shqiptarët” tregojnë si është sot vogëlushja Bona

schedule21:28 - 28 Maj, 2022

schedule 21:28 - 28 Maj, 2022

Kthetrat e vdekjes ishin pranë kësaj vogëlusheje. Bona ende nuk i kishte mbushur tre vjeç, kur familja mësoi se ishte prekur nga kanceri në bark.

Pas një operimi e disa seancave kemio-terapie, Bonës nisën t’i bien flokët.

Kur filloi kemio- terapinë… vajza kishte ato flokë të bukura, kaçurrela. Kur e pash që po I binin flokët, thash o Zot… nuk po e besoja dot. Nuk e di a do ta përballojë dot… sesi do të shkojë jeta e saj. Frikë shumë kam, se pa të nuk kam jetë. Të gjitha I jap për atë.”-na tregonte i ati i Bonës një vit më parë.

Shqiptarët u bënë bashkë për Bonën e vogël dhe përmes emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët” u bë e mundur që vogëlushja të nisej për kurim drejt spitalit Bambino Gesu në Itali. Tashmë ka kaluar kohë dhe emisioni ka udhëtuar drejt Italisë për të parë gjendjen shëndetësore të Bonës e fëmijëve të tjerë të dërguar për kurim.

Sidriti udhëtoi me stafin e emisionit dhe fëmija i parë që takoi ishte Bona. Sot ajo është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk e rrezikon më jetën, vetëm falë bamirësisë së shqiptarëve që bënë të mundur dërgimin e saj për kurim.

Nëna e Bonës, Xhuljana, i tregoi Sidritit se çfarë ka ndodhur gjatë këtyre muajve. Pas ndërhyrjes e kurave, Fondacioni Firdeus i ka qëndruar në krah familjes, pasi për Bonën ka lindur nevoja që të qëndrojë edhe disa muaj për kurime në Itali.

Xhuljana: Spitali na ka pritur shumë mirë. Vajza vijoi me kemio terapitë 5 mujorshin e parë. Më tutje bëri operimin dhe gjithçka shkoi me sukses. Vajza më pas bëri kemio e radiografi e tani është në gjendje më të mirë. Vajza do të ndiqet akoma, me kemio terapitë, por e rëndësishmja është që, rrezikun e ka kaluar.

Sidriti: Po, për këtë jemi vënë në dijeni. Tani po bëhet viti i dytë që ju qëndroni. Në njëfarë mënyre, ajo pjesë e fondeve që u mblodh për Bonën u ezaurua.

Xhuljana: Po tani kemi kaluar në vitin e dytë dhe Bona vijon të ndjekë kurat e na duhet akoma trajtim.

Sidriti: Duke patur parasysh që Fondacioni Firdeus nuk e ka patur kurrë në parimin e tij për të lënë përgjysëm trajtimin. Fondacioni u fut vetë me mish e me shpirt, që të mos e linte rastin përgjysëm. Një punë s’mund të lihet përgjysëm, si mund ta linim këtë zemë të vogël, pa ardhur 100% e shëruar në Shqipëri.

Xhuljana: Unë ju falenderoj shumë (përlotet), Zoti i shpërbleftë të gjithë ata që kontribuan për Bonën.

Sidriti: Shpresojmë që sa më shpejt Bona të arrijë shëndetin e plotë.