Shpëtohen pas 198 orësh dy vëllezër nga rrënojat e tërmetit në Turqi

schedule08:37 - 14 Shkurt, 2023

schedule 08:37 - 14 Shkurt, 2023

Shanset për të gjetur të mbijetuar më shumë se një javë pas tërmeteve vdekjeprurëse po zbehen. Në ditën e tetë të tërmetit dhe pas 198 orësh një mrekulli e dyfishtë vjen nga rrënojat në Kahramanmaraş. Mediat turke raportojnë se dy vëllezër janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat e një apartamenti në Kahramanmaras.

Bëhet fjalë 17-vjeçarin Muhammet Enes Yeninar dhe 21-vjeçarinb e quajtur Baki Yenina Abdulbaki, të cilët shpëtuan nga rrënojat dhe u dërguan me barelë në ambulancë, ndërsa ekipet e shpëtimit përjetuan një gëzim të madh.

Tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 kanë shkaktuar dëme të mëdha në 10 provinca në Turqi, ndërsa dhjetëra mijëra qytetarë kanë humbur jetën dhe shumë objekte janë shkatërruar.

Numri i të vdekurve nga tërmetet e javës së kaluar në Turqi dhe Siri ka shkuar në 37,000 nga të cilët 31,643 persona janë në Turqi dhe më shumë se 5,814 njerëz janë në Siri.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!