“Shpëtimi në Shqipëri” Islami: Nëse popujt e tjerë do kishin vepruar njëlloj, s’do kishte Holokaust

schedule20:38 - 3 Shkurt, 2021

schedule 20:38 - 3 Shkurt, 2021

Dardan Islami është bashkë-producent i dokumentarit “Shpëtimi në Shqipëri,” një film dokumentar për shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri dhe Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Një histori e treguar nga të mbijetuarit hebrenj të Holokaustit, të cilët flasin për fisnikërinë e popullit shqiptar që vënë jetën e tyre në rrezik për të shpëtuar ata të miqve të tyre në nevojë.

Kujtime të ngjarjeve dhe sagës së vuajtjeve të hebrenjve dhe shqiptarëve para, gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore.

“Është interesante kur e shikon, anti-semitizmi është shumë pak, domethënë minimalisht zero i shfaqur tek shqiptarët. Shqiptarët janë populli më pak anti-semitik në botë. Sikur të gjithë popujt të kishin vepruar siç kanë vepruar shqiptarët, Holokausti nuk do të ndodhte,” shprehet Islami. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!