Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi thotë se politika e ka lënë jashtë vëmendjes çështjen çame. Deklaratat Idrizi i bëri në Kongresin Antifashist Çam, që u mbajt në Tiranë.
Kongresi Antifashist Çam përkujtoi në Tiranë rolin e shqiptarëve të Çamërisë në Luftën e II-të Botërore. Kreu i PDIU-së, Idrizi tha ndër të tjera se çështja çame është lënë gjithnjë e më tepër jashtë vëmendjes nga politika.
Pavarësisht çdo tentative për të lënë në harresë kontributin e shqiptarëve të Çamërisë në historinë e Shqipërisë, sipas Idrizit, kjo nuk do të lejohet të ndodhë. Të pranishëm ne kongresin antifashist çam ishin historianë, shkrimtarë dhe përfaqësues të Shoqatës Patriotike “Çamëria”./ABC News Albania