EMRI/Shpërthimi tragjik në Lushnjë, arrestohet 32-vjeçari që do kryente punimet

schedule10:53 - 5 Mars, 2024

schedule 10:53 - 5 Mars, 2024

LUSHNJË- Policia e Lushnjës ka vënë në pranga një 32-vjeçar, i cili ishte personi që do kryente punimet në kapanonin ku ndodhi shpërthimi, si pasojë e të cilit babë e bir humbën jetën dhe shtatë të tjerë u lënduan.

Sipas policisë, i arrestuari ka qenë i autorizuar për kryerjen e ndërtimit të kapanonit, sipas kontratës së sipërmarrjes.

Sipas hetimeve paraprake, rezulton se 32-vjeçari, Leonard Gjini ka lejuar kryerjen e punimeve, pa respektuar rregulloret përkatëse të sigurimit teknik, të disiplinës teknike të mbrojtës në punë dhe nuk ka marrë masa për zbatimin.

Ai është marrë në pyetje për ngjarjen e ndodhur aty, ndërsa ka pohuar se nuk e kishte idenë se çfarë punimesh ishin duke u kryer në objektin në fjalë. Gjini ka shtuar se nuk ka dërguar asnjë punonjës dhe nuk ka firmosur asnjë nënkontraktë për të kryer punime në këtë objekt.

Më tej, 32-vjeçari, shpjegon se ka një biznes me aktivitet ndërtimi dhe zbatim projektesh me konstruksion beton dhe hekur. Sipas dosjes hetimore, rezulton se me 27 nëntor 2023,  Gjini ka lidhur një kontratë sipërmarrje me Bujar Cela për ndërtim magazine, e cila ishte e pajisur me leje ndërtimi Nr200 dt 19.09.2023.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!