Policia e Kosovës vijon hetimet për shpërthimin e ndodhur një natë më parë në veri të Mitrovicës. Autoritetet në Kosovë njoftojnë se janë indentifikuar dy persona dhe pritet të merren në pyetje për rastin. Mendohet se ngjarja e ndodhur në Mitrovicë lidhet me një konflikt që kishte zanafillën më herët mes të përfshirëve në këtë ngjarje.
“Jemi duke hetuar në disa pista”, ka thënë më tej policia e Kosovës.
Ngjarja u raportua një natë më parë, ku pranë një lokali shpërtheu një granatë dorë dhe si pasojë mbetën të lënduar dy persona të cilët u transportuan për trajtim mjekësor menjëherë.
Gjithashtu si pasojë e shpërthimit u dëmtuan edhe disa makina.
/abcnews.al/