Shpërthimi nga gazi, Goxhaj: Të ndalohet tregtimi i bombolave 5 kg ngjyrë portokalli

schedule16:00 - 22 Korrik, 2019

schedule 16:00 - 22 Korrik, 2019

Bombolat e gazit 5 kg që përdoren masivisht nga familjet shqiptare për gatim, kanë kohë që janë hequr nga qarkullimi në vendet e BE-së. Duke marrë shkas nga shpërthimet e ditëve të fundit, specialistët e zjarrfikëses tregojnë se, rrezikun kryesorë është blerja e bombolave njëpërdorimshme ngjyrë portokalli të cilat tregtohen në pika të ndryshme shitjeje.

Bombolat e gazit të palicensuara vijojnë të mbeten shqetësim për shërbimin zjarrfikës dhe për Inspektoratin Shtetëror Teknik dhe Industrial.

Në një intervistë për ABC News, drejtori i zjarrfikëses së Tiranës, Shkëlqim Goxhaj u shpreh se, në Bashkimin Europian bombolat 5 kg dhe 3 kg që përdoren në banesa për gatim kanë dekada që janë hequr nga qarkullimi.

E njëjta situata frike dhe paniku në lidhje me përdorimin  e gazit paraqitet edhe në zonat bregdetare. Goxha pohoi se shumë hotele dhe restorante duhet të bëjnë zhvendosjen e çisternave të gazit në ambiente të hapura, për të shmangur ngjarjet të rënda.

Efektivët zjarrfikës nga 15 qershori deri në 15 shtator kanë kaluar në gatishmëri për të përballuar situatën e zjarreve në pyje.

Në total janë 120 punonjës dhe vetëm në qytetin e Tiranë ndodhen 6 statcione zjarrëfikëse. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!