Fatos Tushe lë spitalin, në gjendje të mirë shëndetësore

schedule14:30 - 31 Dhjetor, 2019

schedule 14:30 - 31 Dhjetor, 2019

Zv. drejtori i Spitalit të Traumës Vilson Ruci, ka deklaruar se kryebashkiaku Fatos Tushe dhe sekretarja e tij Ermira Qalliu janë jashtë rrezikut për jetën. Ai tha se Tushe ka marrë vetëm një cifël një pjesën e gjoksit e cila është hequr në Spitalin e Lushnjes.

“Ajo është ende në ndërhyrje kirurgjikale. Kë dëmtime në kockat e fytyrës. Është jashtë rrezikut për jetën por ka nevojë për një trajtim të mëtejshëm. Stafet tona janë të pajisur me mjetet e duhura. Tushe ka marrë një cifël në pjesën e gjoksit, e cila është hequr në spitalin e Lushnjes. Është i qetë, i kthjellët dhe pak më parë komunikoi me mua“, tha ai.

Mësohet se kryebashkiaku i Lushnjes ka lënë spitalin e Traumës dhe paraqitet në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërsa për sa i përket sekretares së institucionit të Bashkisë ajo ndodhet ende në operacion./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!