Vladimir Putin ka fajësuar drejtpërdrejt Ukrainën për shpërthimin në një urë jetike që lidh Rusinë dhe Krimenë, duke e përshkruar sulmin e fundjavës si “akt terrorizmi” të kryer nga “shërbimet sekrete ukrainase”.
“Nuk ka dyshim. Ky është një akt terrorizmi që synon të shkatërrojë infrastrukturën e rëndësishme civile.
Kjo ishte ideuar, kryer dhe urdhëruar nga shërbimet speciale të Ukrainës.”
Putin gjithashtu pritet të mbledhë këshillin e tij të sigurisë kombëtare të hënën për të diskutuar shpërthimin në urën e rëndësishme strategjike dhe simbolike të Kerçit që lidh Krimenë me Rusinë.
/abcnews.al