Kancelari gjerman Olaf Scholz shprehu ka reaguar gjithashtu për sulmin në spitalin e Gazës, në të cilin qindra civilë humbën jetën, ndërsa bëri thirrje për hetim të plotë.
“Unë jam i tmerruar nga imazhet e këtij shpërthimi në një spital në Gaza. Civilë të pafajshëm u plagosën dhe u vranë. Mendimet tona shkojnë për familjet e viktimave. Një hetim i plotë mbi këtë incident është i garantuar,” tha Scholtz në një postim në X
Scholz pritet të vizitojë sot Egjiptin, ku pas vizitës së tij në Izrael, pritet të takohet me presidentin Abdel Fattah al-Sisi.
/abcnews.al