Shpërthimi në Pogradec, i zoti i shtëpisë po bënte kafen, dërgohet me urgjencë në Tiranë

schedule09:59 - 5 Gusht, 2020

schedule 09:59 - 5 Gusht, 2020

Ylli Latifllari, pronari i banesës ku shpërtheu bombula e gazit mëngjesin e sotëm në Pogradec është dërguar tek reparti i djegieve në Tiranë.

64-vjeçari ka pësuar djegie të shumta në pjesë të ndryshme të trupit.

Nga flakët është djegur dhoma e katit të parë dhe orenditë, ndërsa ndërhyrja e forcave zjarrfikësve ka bërë të mundur shuarjen e tyre.

Latifllari dyshohet se ishte ngritur të bënte kafen e mëngjesit në kohën kur ka shpërthyer gazi. Zjarri është shuar dhe në vend ka mbërritur policia për zbardhjen e ngjarjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!